Kalo te përmbajtja

Ndihmë nga larg për kompjuterin tuaj

Shumë probleme nuk kërkojnë që dikush të vijë te ju. Lidhemi me kompjuterin tuaj, e shihni ekranin bashkë me ne dhe e zgjidhim aty për aty.

Çfarë trajtojmë

  • Printeri që nuk printon nga kompjuteri
  • Drejtues të printerit dhe instalim në kompjutera të rinj
  • Konfigurim i skanimit në email ose në dosje
  • Dosje të përbashkëta që nuk hapen më
  • Programe që nuk nisen ose japin gabim
  • Pastrim nga reklamat dhe programet e padëshiruara
  • Udhëzim hap pas hapi kur doni ta bëni vetë

Si funksionon

Ju nisim një lidhje, e hapni dhe na jepni leje. E shihni gjithçka që bëjmë në ekranin tuaj dhe mund ta ndërprisni në çdo çast. Kur mbaron puna, lidhja mbyllet dhe nuk mbetet asgjë që na lejon të hyjmë përsëri pa dijeninë tuaj.

Kur nuk mjafton nga larg

Kur problemi është fizik: pajisja nuk ndizet, letra ngec, kablloja është dëmtuar. Atëherë dalim. Por ia vlen të provohet gjithmonë së pari nga larg, sepse kushton më pak dhe zgjidhet më shpejt.

Sa kushton

Më pak se dalja në vend, sepse nuk ka rrugë. Për klientët me kontratë mirëmbajtjeje hyn brenda çmimit mujor.

Kërkoni ofertë për ndihmë nga larg për kompjuterin tuaj

Na tregoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë, sa kushton dhe sa zgjat.

  • Përgjigje brenda orarit të punës
  • Pa detyrim pas ofertës
  • Shërbim në vend për zyra brenda Tiranës

Kërkoni një kthim përgjigjeje

Plotësoni dhe ju kthejmë përgjigje brenda orarit të punës. Nëse e doni menjëherë, shkruajini në WhatsApp.

Ose telefono +355 69 773 0230

Të dhënat përdoren vetëm për t'ju kthyer përgjigje për këtë kërkesë. Nuk i ndajmë me askënd.

Pyetje të shpeshta

A është e sigurt të ju lidh me kompjuterin tim?

Lidhja hapet vetëm kur ju jepni leje, e shihni ekranin gjatë gjithë kohës dhe mbyllet në fund. Nuk mbetet asnjë rrugë hyrjeje pa ju pyetur përsëri.

Më duhet vetëm një gjë e vogël. A ia vlen?

Po, pikërisht për gjëra të vogla është bërë. Pesë minuta nga larg ju kursejnë një gjysmë dite pritje.

Na tregoni çfarë ka pajisja

Na thoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë dhe si vazhdojmë.

WhatsApp Telefono