Kalo te përmbajtja

Printeri del offline

Ndiqini hapat me radhë. Pas çdo hapi provoni të printoni një faqe prove. Në shumicën e rasteve problemi zgjidhet te hapi 2, 4 ose 6.

  1. 1

    Kontrolloni pajisjen, jo kompjuterin

    • Printeri duhet të jetë ndezur dhe pa gabim në ekran ose dritë të kuqe.
    • Nëse është me kabllo USB, provojeni në një portë tjetër, direkt në kompjuter, jo në hub.
    • Nëse është në rrjet, printoni nga paneli i printerit raportin e konfigurimit dhe shikoni nëse ka adresë IP. Nëse adresa fillon me 169.254, printeri nuk e mori adresën nga routeri.
  2. 2

    Hiqni gjendjen "Use Printer Offline"

    • Windows 11: Settings → Bluetooth & devices → Printers & scanners → zgjidhni printerin → Open print queue.
    • Windows 10: Settings → Devices → Printers & scanners → printeri → Open queue.
    • Te dritarja e radhës: menyja Printer → hiqni shenjën te "Use Printer Offline" dhe te "Pause Printing".
    • Po aty: Printer → Set As Default Printer, dhe çaktivizoni "Let Windows manage my default printer" te Printers & scanners.
  3. 3

    Fshini punët e ngecura në radhë

    • Provoni fillimisht: te radha e printimit → Printer → Cancel All Documents.
    • Nëse punët nuk fshihen, ato kanë mbetur në dosjen e spooler-it dhe duhen fshirë me dorë me komandat e hapit tjetër.
  4. 4

    Rinisni Print Spooler dhe pastroni dosjen

    • Hapni Command Prompt si Administrator (Start → shkruani cmd → Run as administrator) dhe jepni këto komanda një nga një:
    net stop spooler
    del /Q /F /S "%systemroot%\System32\spool\PRINTERS\*.*"
    net start spooler
  5. 5

    Kur spooler-i ndalon vetë vazhdimisht

    • Hapni services.msc → Print Spooler → Properties → Startup type: Automatic.
    • Te skeda Recovery vendosni "Restart the Service" për të tria dështimet.
    • Nëse spooler-i vdes sapo hapni radhën, shkaku është zakonisht një driver i prishur: vazhdoni me hapin e heqjes së driverit.
  6. 6

    Rregulloni portën e printerit në rrjet

    • Control Panel → Devices and Printers → klik i djathtë mbi printerin → Printer properties → skeda Ports.
    • Nëse porta është e tipit WSD, kjo është shkaku më i shpeshtë i "offline": krijoni portë të re Standard TCP/IP me adresën IP të printerit.
    • Te Configure Port, hiqni shenjën te "SNMP Status Enabled". Shumë printera HP, Canon dhe Xerox dalin offline pikërisht nga ky cilësim.
    • Që IP-ja të mos ndryshojë më, vendosini printerit adresë fikse nga paneli i tij, ose rezervim IP në router.
  7. 7

    Hiqni driverin e vjetër dhe instalojeni nga e para

    • Settings → Printers & scanners → printeri → Remove device.
    • Pastaj hapni Print Server Properties → skeda Drivers → zgjidhni driverin → Remove → Remove driver and driver package.
    • Rinisni kompjuterin dhe instaloni driverin zyrtar nga faqja e prodhuesit, jo atë që zgjedh vetë Windows.
  8. 8

    Kontrolloni rrjetin dhe sigurinë

    • Kompjuteri dhe printeri duhet të jenë në të njëjtin rrjet. Kujdes me routerat që kanë WiFi 2.4 GHz dhe 5 GHz të ndarë, ose "AP isolation" të ndezur.
    • Rrjeti në Windows duhet të jetë Private, jo Public.
    • Provoni përkohësisht të ndaloni antivirusin ose firewall-in për të parë nëse printeri kthehet online.

Nëse pas të gjithë hapave printeri mbetet offline, problemi është te vetë pajisja, te pllaka e rrjetit ose te rrjeti juaj. Na shkruani modelin dhe çfarë provuat, dhe vazhdojmë ne.

Pyetje të shpeshta

Pse printeri del offline pa asnjë arsye?

Më shpesh sepse adresa IP e printerit ndryshon nga routeri, ose sepse porta WSD e humbet lidhjen. Zgjidhja e përhershme është adresë fikse dhe portë Standard TCP/IP.

Punët e printimit nuk fshihen nga radha. Çfarë bëj?

Ndalohet shërbimi Print Spooler, fshihet përmbajtja e dosjes spool\PRINTERS dhe shërbimi rinis. Komandat janë te hapi 4.

A humbas ndonjë gjë nëse fshij driverin?

Jo. Fshihet vetëm driveri në kompjuter, dhe printeri instalohet sërish. Cilësimet e printerit në pajisje nuk preken.

Nuk u zgjidh? Na shkruani

Na thoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë dhe si vazhdojmë.

WhatsApp Telefono