Kalo te përmbajtja

Rreth nesh

Servis që ju thotë të vërtetën për pajisjen tuaj

P&M Servis është servis printerash dhe pajisjesh zyre te Rruga 5 Maji në Tiranë. Punojmë me shtëpi, dyqane, zyra dhe institucione.

Merremi kryesisht me riparimin dhe mirëmbajtjen e printerave, fotokopjeve dhe printerave termikë — për shtëpi, dyqane, zyra dhe institucione.

Përveç printerave riparojmë laptopë dhe kompjutera, instalojmë kamera sigurie, dixhitalizojmë arkiva dhe ndërtojmë programe për biznese.

Rregulli ynë është i thjeshtë: së pari gjejmë shkakun dhe jua shpjegojmë, pastaj riparojmë vetëm pasi ju jeni dakord.

Si punojmë me ju

Diagnostikojmë së pari

Gjejmë shkakun e vërtetë dhe jua shpjegojmë me fjalë të thjeshta, pa terma që nuk kuptohen.

Çmimi para punës

Ju themi sa kushton dhe çfarë përfshin para se të hapim pajisjen. Nuk ka shtesa në fund.

Ndërhyjmë vetëm me konfirmim

Asgjë nuk zëvendësohet pa miratimin tuaj. Pjesët e vjetra jua tregojmë.

Testim para dorëzimit

Pajisja provohet në punë reale, jo thjesht ndizet, para se t'jua kthejmë.

Çfarë mbulojmë

Na tregoni çfarë ka pajisja

Na thoni markën, modelin dhe çfarë ndodh. Ju themi menjëherë nëse e riparojmë dhe si vazhdojmë.

WhatsApp Telefono